Scholzi premton se do ta zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve në Gjermani

Scholzi premton se do ta zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve në Gjermani

Kancelari Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do ta lërë pas problemin e mungesës së punëtorëve në vitet e ardhshme.

Scholzi përsëriti se qëllimi i qeverisë është të modernizojë industrinë duke mbështetur investimet në teknologji inovative dhe miqësore me klimën, shkruan Reuters.

Ai theksoi se nevojiten investime të mëdha për të arritur qëllimet klimatike dhe për të siguruar që Gjermania të mbetet konkurruese në skenën botërore.

“Ne duhet të ndërtojmë katër deri në pesë turbina të reja me erë në ditë deri në vitin 2030 dhe një fermë me panele diellore me madhësinë e më shumë se 40 fushave të futbollit në ditë”, ka thënë ai.

Më shumë se gjysma e kompanive gjermane përballen me sfidat e plotësimit të vendeve vakante për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, gjë që është një problem me të cilin përballen edhe ekonomitë e tjera të mëdha evropiane.

Sondazhi tregoi se 67 për qind e prodhuesve të pajisjeve elektrike nuk janë në gjendje të plotësojnë vendet e lira, si dhe 67 për qind e kompanive të inxhinierisë mekanike. Në prodhimin e veturave, 65 për qind e kompanive raportuan mungesë të fuqisë punëtore.

Prandaj, Gjermania rriti mundësinë e punës për punëtorët e huaj, dhe është veçanërisht e interesuar për ata nga Ballkani Perëndimor. Emigrimi nga Kosova dhe rajoni lë të kuptohet për një rënie demografike. “Fshesa me korrent” më e madhe e fuqisë punëtore është pikërisht Gjermania.

MARKETING