Saveski: Vendimi për ankesën për “Talir 2” do të merret pas analizimit të aktvendimit, Lençe Ristoska do të vepronte nëse nuk do të dorëhiqej
Prokuroria Publike do të vendosë nëse do ta ankimojë vendimin për lirim nga akuzat në rastin “Talir 2” pasi të marrë dhe analizojë vendimin me shkrim dhe shpjegimin e saj, tha sot Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Prokuroria do të paraqesë ankesë, Saveski tha se, si në çdo lëndë tjetër, fillimisht do të shqyrtohet tërësia e arsyetimit të vendimit gjyqësor.
“Nuk mund t’ju përgjigjem tani, sepse si në çdo lëndë, edhe në këtë rast do të pritet versioni i shkruar i aktgjykimit. I gjithë arsyetimi do të analizohet dhe më pas do të merret vendimi nëse gjykata e ka bindur Prokurorinë me vendimin dhe arsyetimin e saj apo jo”, theksoi Prokurori i Përgjithshëm.
Lidhur me vërejtjen se Prokuroria zakonisht paralajmëron ankesë pas aktgjykimeve lirues dhe se një pjesë e argumenteve mund të dëgjoheshin edhe gjatë arsyetimit gojor në sallën e gjyqit, Saveski sqaroi se personalisht nuk ka qenë i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit.
Ai iu referua edhe kritikave të disa partive politike, sipas të cilave tërheqja e autorizimeve të prokurores Lençe Ristovska ka ndikuar në rezultatin e lëndës “Talir 2”, duke vlerësuar se këto pretendime nuk përputhen me faktet.
Sipas tij, autorizimet e tërhequra kanë të bëjnë me veprimet e prokurorëve në lëndë për të cilat ata nuk kanë qenë kompetentë brenda prokurorisë së tyre, ndërsa Ristovska në këtë rast ka qenë prokurore kompetente në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.
“Pikërisht këtë lëndë, nëse ajo nuk do të kishte dhënë dorëheqje, do ta kishte në kompetencë për ta trajtuar. Në këtë rast, tërheqja e autorizimeve nga ana ime nuk mund të konsiderohej në asnjë mënyrë si arsye për t’i hequr asaj lëndën. Po të kishte qëndruar, ajo do të punonte në këtë lëndë”, theksoi Saveski. përcjell Zhurnal.mk .

