Sauditët e Al-Hilal nuk i kursehen për Sergio Ramosin, i ofrojnë 30 mln euro në vit!

Sauditët e Al-Hilal nuk i kursehen për Sergio Ramosin, i ofrojnë 30 mln euro në vit!

E ardhmja e Sergio Ramos te PSG nuk është shumë e sigurt, pasi mbrojtësi spanjoll është i lidhur me një kontratë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Për momentin, në Paris nuk ka asnjë lajm për rinovimin e kontratës me 37-vjeçarit, ndërkohë që media të ndryshme këmbëngulin për një pistë arabe.

Sipas L’Équipe, në fakt, Al-Hilal dëshiron qendërmbrojtësi, një ish-emblemë e Real Madridit do të ishte i gatshëm t’i ofronte lojtarit 30 milionë euro në vit.

Një shifër e frikshme, shumë më tepër nga sa merr aktualisht nga parisienët, çka edhe mund ta tundojë spanjolin, i cili pavarësisht se gëzon një formë të mire te PSG-ja është në vitet e fundit të karrierës së tij.

MARKETING