Sashko Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor pasditen e sotme në seancë urgjente me tetë vota “pro” dhe katër “kundër” zgjodhi për kryetar të ri gjyqtarin Sashko Georgiev.
Seancën e drejtoi zv. kryetari Selim Ademi, i cili para votimit theksoi se Kryetari i Këshillit Gjyqësor zgjidhet me tetë vota nga anëtarët me të drejtë vote.
Në seancë nuk mori pjesë kryetarja e mëparshme e këshillit, Vesna Dameva.