Salah: Messi është më i miri, nuk ka nevojë të debatohet

Salah: Messi është më i miri, nuk ka nevojë të debatohet

Mohamed Salah ka dhënë mendimin e tij se kush është futbollisti më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Është e qartë se do të ketë gjithmonë debate për këtë temë, por Messi dhe Ronaldo shënuan dy dekadat e fundit në futbollin botëror.

“Messi është më i mirë. Nuk ka absolutisht nevojë të debatohet për këtë temë”, tha Salah.

Messi u bë kampion bote me Argjentinën një muaj më parë. Nga ana tjetër, Ronaldo fitoi titullin më të madh të kombëtares në vitin 2016 kur doli kampion i Evropës.

MARKETING