Rustemi: Për 4 vite e 7 muaj do të kemi ndërtim të 110 kilometrave rrugë

Rustemi: Për 4 vite e 7 muaj do të kemi ndërtim të 110 kilometrave rrugë

Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, në emisionin “Intervistë në Shenja” tregoi detaje se si do të bëhet ndërtimin i autostradës në koridorin 8 nga “Bechtel – Enka”

“Kur bëhet fjalë për marrëveshjen me Bechtel – Enkan, duhet të potencojmë se në bazë të këtij modeli, së pari do të përcaktohet korridori i autostradës që në bazë të saj do të jetë i barasvvlershëm me projektin infrastrukturor dhe në bazë të kësaj menjëherë do të fillojmë shpronësimin e të gjitha parcelave ku do të kalojë korridori i rrugës. Por paralelisht me shpronësimin kalojmë edhe në projektim. Se tani kemi projektim pjesës-pjesë dhe ndërtim pjesë-pjesë. Me çka ne arrijmë në bazë të kësaj marrëveshje që ndërtimin e 1 kilometri të kemi 12 milionë euro që përafërsisht është çmim i njejt në tërë rajonin”,  tha Rustemi.

Rustemi më tej shtoi se 4 vite e 7 muaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të kemi projektim dhe ndërtim të 110 kilometrave rrugë.

Për 4 vite e 7 muaj ne do të kemi projektim dhe ndërtim të 110 kilometrave rrugë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë rrugë e kemi ndarë në katër segmente rrugore, që është nga Tetova deri në Gostivar, pasi që rruga nga Tetova deri në Gostivar nuk i plotëson të gjitha standardat për të qenë autostradë”, u shpreh Rustemi.

MARKETING