Rusët pretendojnë se ukrainasit kanë shkatërruar urën në rajonin e Kurskut
Agjencia ruse e lajmeve TASS, pretendon se ukrainasit kanë shkatërruar një urë mbi një lumë në Kursk të Rusisë.
Ura nën të cilën kalon lumi Seym, lidhë rajonin e Kurskut që kontrollohet akoma nga rusët më pjesët tjera që aktualisht janë nën kontrollin e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Shkatërrimi i saj, sipas TASS-it që sponsoret nga Kremlini, e ka vështirësuar punën e evakuimit të civilëve.
E një ekvakuim masiv akoma po vazhdon në qarkun e Glushkovit, që është shtëpia e rreth 20 mijë banorëve.
Në fillim të ditës së sotme u raportua për dëmtim të pjesshëm të urës në një sulm të ukrainasve. Mash në Telegram ka raportuar se ura u godit nga raketat që e shembën.
Deri më tani rusët dhe ukrainasit nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm, kurse javën e kaluar ukrainasit nisën inkursionin befasues në Kursk.