Rritet sërish! 60.325 denarë i duhen një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin

Rritet sërish! 60.325 denarë i duhen një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin

Vlera e shportës minimale sindikaliste (SHMS) për qershor paraqet 60.325 denarë dhe është rritur për 235 denarë krahasuar me shportën minimale sindikaliste për muajin e kaluar kur paraqiste 60.090.
Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për qershor është 76.600 denarë.

Vlera e SHMS-së për qershorin 2024, në raport me janarin e këtij viti kur paraqiste 57.163 denarë, është rritur për 3.162 denarë, përkatësisht për 5,5 për qind.
Për ushqim dhe pije shporta sindikaliste në qershor të këtij viti paraqet 21.952 denarë, që është 36,4 për qind nga SHMS e përgjithshme dhe në krahaism me janarin kur ishte 21.007 denarë është rritur për 945 denarë.

Për arsim, me shportën sindikaliste për qershor janë paraparë 7.022 denarë (11,2 për qind), për banim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë (10 për qind), për veshmbathje 4.962 (8,2 për qind), transport 4.871 (8,1 për qind), rekreacion dhe kulturë 4.378 (7,3 për qind), restorante dhe hotle 3.890 denarë (6,4 për qind), higjienë personale dhe mirëmbajtje e hjigjienës 1827 denarë, shëndet 1069 denarë (1,8 për qind) dhe për mallra dhe shërbime të tjera 1100 denarë (1,8 për qind).

MARKETING