Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Itali

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Itali

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin verior Emilia-Romagna. Rreth 20,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë nga vërshimi i 23 lumenjve dhe 280 rrëshqitjeve të dheut, duke përfshirë 41 qytete dhe qyteza.

Të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre, ndërsa shpëtimtarët punuan nën shiun e fortë gjatë gjithë natës për të shpëtuar njerëzit nga përmbytjet më katastrofike që kanë prekur Italinë në 100 vjet.

Zjarrfikësit kanë kryer 2000 operacione shpëtimi në të gjithë rajonin dhe në pjesë të qendrës Marche që u prekën gjithashtu nga përmbytjet.

Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi dhe dyqane dhe kanë lënë më shumë se 5,000 ferma nën ujë, raporton The Guardian.

Brenda dy javësh ranë shi për gjashtë muaj.

Para përmbytjeve, Emilia-Romagna dhe zona të tjera të Italisë veriore u goditën nga një thatësirë ​.

Në vitin 2022, viti më i nxehtë i regjistruar në Itali, u regjistruan 310 ngjarje ekstreme të motit, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave. Trembëdhjetë njerëz u vranë në përmbytjet në Marche shtatorin e kaluar dhe 12 njerëz, duke përfshirë disa fëmijë, vdiqën në një rrëshqitje dheu në ishullin Ischia në fund të nëntorit.

/rtsh.al/

MARKETING