Rritet në 39 numri i të vdekurve në sulmin e ushtrisë izraelite në shkollën e OKB-së

Rritet në 39 numri i të vdekurve në sulmin e ushtrisë izraelite në shkollën e OKB-së

Rritet në 39 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit që ushtria izraelite kreu ndaj palestinezëve të strehuar në një shkollë që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mësohet se në sulm janë plagosur dhjetëra persona.
Ndërsa bëhet e ditur se është rritur në 39 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj shkollës së UNRWA-së në të cilën janë strehur palestinezë të zhvendosur.
Në një deklaratë të bërë më parë nga zyra për shtyp e qeverisë në Gaza, ishte informuar se sipas të dhënave paraprake kishin humbur jetën 27 persona, duke shtuar se në spitalin Dëshmorët e Aksasë kishin mbërritur trupat si dhe dhjetëra të plagosur.

MARKETING