Rreth 409 milionë njerëz të prekur nga stuhia e rërës në Kinë

Rreth 409 milionë njerëz të prekur nga stuhia e rërës në Kinë

Të paktën 409 milionë njerëz janë prekur nga stuhia e rërës që përfshiu një sipërfaqe prej 2.29 milionë kilometra katrorë në Kinë, transmeton Anadolu.

Pas pjesës jugore të Mongolisë, stuhia e rërës preku Pekinin, kryeqytetin e Kinës, dhe rajone të tjera veriore, përfshirë provincat e Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang dhe Xinjiang, njoftoi Administrata Kombëtare e Pyjeve të Kinës.

Stuhia e rërës thuhet se ka prekur 15 provinca dhe një popullsi prej 409 milionë banorësh që nga mëngjesi i së martës.

Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC) lëshoi “paralajmërim të kaltër” të stuhisë së rërës të hënën pasi veriu i Kinës u godit nga të paktën tetë stuhi rëre që nga janari.

Stuhia e rërës në Pekin vlerësohet të tërhiqet pasditen e së martës.

Shërbimet meteorologjike njoftuan se stuhia e rërës u shkaktua nga erërat e forta, të shkaktuara nga një ciklon i lokalizuar.

MARKETING