Ronaldo do të jetë kapiten i skuadrës së tij në sfidën ndaj PSG-së së Messit

Ronaldo do të jetë kapiten i skuadrës së tij në sfidën ndaj PSG-së së Messit

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, do të debutojë në Arabinë Saudite më 19 janar në një ndeshje miqësore, ndërsa në skuadrën tjetër do të jetë rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi.

Të enjten një skuadër e përbëra nga lojtarët më të mirë të dy klubeve saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal, do t’i matë forcat me Paris Saint-Germainin.

Portugezi është bërë futbollisti më i paguar në histori prej se nënshkroi për klubin saudit, ndërsa akoma nuk ka debutuar për shkak të suspendimit nga Federata Angleze e Futbollit (që sipas rregullave të FIFA-s është bartur në kampionatin ku është transferuar).Dhe tashmë do ta ketë nderin ta bartë edhe shiritin e kapitenin në sfidën kundër PSG-së dhe rivalit të tij për shumë vite, Messi.

PSG është në një turne në Lindjen e Mesme këtë javë, ndërsa krahas Arabisë Saudite do ta vizitojë edhe Katarin.

MARKETING