Ronaldo: Çmimet individuale dhe rekordet nuk janë gjëja më e rëndësishme

Ronaldo: Çmimet individuale dhe rekordet nuk janë gjëja më e rëndësishme

Kristiano Ronaldo ka deklaruar se çmimet individuale dhe rekordet nuk janë gjëja më e rëndësishme me yllin portugez që ka pranuar se atij nuk i ka mbetur edhe shumë kohë para se të pensionohet nga futbolli aktiv.

Në moshën 39-vjeçare, Ronaldo po vazhdon të mos shfaq shenja dobësie. Ai ka shënuar 50 gola për Al Nassr sezonin e kaluar ndërsa golat sërish i ka gjetur edhe në sezonin 2024/2025, madje duke bërë edhe më shumë histori.

“Ne kishim një paraqitje të shkëlqyer, ne krijuam shumë raste shënimi. Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij. Mua ende më pëlqen të luaj futboll dhe nuk e di se sa kohë më ka mbetur në fushë. Gjëja me rëndësishme nuk është që të konsiderohem lojtari më i mirë ose të fitoj çmime”.

“Gjëja më e rëndësishme është ta shijoj dhe të jem i nevojshëm për klubin dhe kombëtaren. Rekordet janë pjesë e imja dhe jam mësuar që t’i thyejë ato.Unë kam ndjerë presion që nga dita e parë dhe mendoj se do ta ndjejë deri në fund”, ka thënë Ronaldo.

Ai sidoqoftë duhet të marrë disa vendime të mëdha për të ardhmen e tij me kontratën e tij tek Al Nassr që skadon në 2025, ndërsa pyetje janë ngritur për aftësinë e tij që të arrijë Botërorin e vitit 2026 me Portugalinë.

MARKETING