Romano: Mbappe ka nënshkruar kontratën me Real Madridin
![Romano: Mbappe ka nënshkruar kontratën me Real Madridin](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-real.jpg)
Kylian Mbappe do të jetë futbollist i ri i Real Madridit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ylli francez sot ka nënshkruar kontratën me Kampionin Evropian, shkruan IndeksOnline.
Palët janë marr vesh për të gjitha detajet e kontratës.
Reali do ta zyrtarizoj transferimin e Mbappes gjatë javës së ardhshme.
25-vjeçari muajin e kaluar ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e PSG-së dhe nuk do ta vazhdoj kontratën e cila përfundon me 30 qershor.