Roma cinike, barazon pa gola me Sociedadin, avancon edhe Bayer Leverkuseni

Roma cinike, barazon pa gola me Sociedadin, avancon edhe Bayer Leverkuseni

Roma bën pikërisht skuadrën italiane në ndeshjen e kthimit me Real Sociedadin, në “Reale Arena”, në San Sebastian. Verdhekuqtë thjesht administruan fitoren 2-0 të “Olimpicos”, duke e mbyllur pa gola ndeshjen e dytë për të prerë biletën për në fazën çerekfinale të Europa League-s.

Kualifikim i lehtë për Bayer Leverkusenin, që sikurse në takimi e parë fitoi 2-0 “Puskas Arena” ndaj Ferencvarosit, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4-0. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Diaby dhe Adli.

Vijon më tej edhe skuadra belge Royale Union, që shkatërroi 3-0 Union Berlinin, teksa takimi i parë në kryeqytetin gjerman ishte mbyllur 3-3.

MARKETING