Robert Milloshoski emërohet u.d. kryetar i Komunës së Bërvenicës pas vdekjes së Jovica Ilievskit

Robert Milloshoski emërohet u.d. kryetar i Komunës së Bërvenicës pas vdekjes së Jovica Ilievskit

Këshilli i Komunës së Bërvenicës në seancë të jashtëzakonshme mori vendim që kryetari i deritanishëm i Këshillit, Robert Millosheski të emërohet për ushtrues të detyrës kryetar i Komunës, pas vdekjes së kryetarit të Komunës, Jovica Ilievski.

“Iniciuar dhe mbështetur në nenin 54 paragrafi 1 pika 2 dhe paragrafi 5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Këshilli i Komunës me shumicë votash mori vendim që Kryetari i deritanishëm i Këshillit, Robert Millosheski, të emërohet Ushtrues Detyre (u.d.) Kryetar i Komunës së Bërvenicës. Zoti Millosheski do ta udhëheqë komunën dhe do të menaxhojë punët e saj deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për kryetar të ri”.

“Për shkak të marrjes së funksionit të ri, z. Millosheski i pezullohet pozita e tij në Këshill, me çka Këshilli i Komunës së Bërvenicës, në po të njëjtën seancë, zgjodhi këshilltarin Mirosllav Dailovski si Kryetar të ri të Këshillit të Komunës”, thonë nga Komuna e Bërvenicës.

MARKETING