Rivendosja e rrethojave, Arbër Ademi: Qeveria po mundohet t’i ruaj vasalët e përzgjedhur të VMRO-s nga populli shqiptarë
Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me gardhin rrethues në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Ai thekson se ky veprim i Qeverisë ka për qëllim t’i ruajë vazalët e VMRO-DPMNE-së nga shqiptarët.
“Rrethoja vendohet përshkak se Qeveria është e vetëdijshme se është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruaj vazalët e përzgjedhur të VMRO-s nga populli shqiptar”, shprehet Ademi.
Kujtojmë se gardhi rrethues u prish në kohën kur në pushtet ishte LSDM kur në krye të Qeverisë ishte Zaev, ndërsa me formimin e Qeverisë, nga sot, gardhi rrethues sërish do të jetë para Qeverisë.