Rikthimi te Barcelona, babai i Messit shuan çdo dilemë

Rikthimi te Barcelona, babai i Messit shuan çdo dilemë

Gjithmonë flitet për një rikthim të Leo Messit te Barcelona. Tifozët shpresojnë që idhulli dhe kapiteni legjendar të dhurojë sërish magji në “Camp Nou”. Rreth shanseve të kampionit të botës për të riveshur sërish fanellën e skuadrës së zemrës, ka folur babai i tij.

Jorge Messi, njëkohësisht edhe agjenti i shtatë herë fituesit të Topit të Artë, foli për shtypin spanjoll. “Nuk mendoj se Leo do të rikthehet te Barcelona, nuk plotësohen dot kushtet. Nuk kemi biseduar me presidentin Laporta.

Madje, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Barcelona”, deklaroi babai i yllit botëror. Messi po luan sezonin e dytë me PSG-në. Kontrata me kampionët e Francës, i përfundon në qershor.

35-vjeçari zhvilloi një super Botëror në Katar 2022. Messi udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit të tretë në histori në një Kupë Bote.

MARKETING