Rikonstruimi i Qeverisë: A do të mbetet Azir Aliu në krye të Shëndetësisë?
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi në emisionin “Debat në SHENJA” se nuk pret të preket nga rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë, duke theksuar se performanca dhe rezultatet janë kriteret kryesore mbi të cilat do të vlerësohen ministrat.
“Narrativi i rikonstruimit dhe çdo rikonstruimi në nivel politik, kuptohet bëhet me performance matëse. Edhe VLEN-i edhe partnerët tjerë qeveritarë, kanë thënë që do të masin të bërat dhe rëzultatet e çdo ministri në institucionet që menaxhojnë. Nuk ndjehem mirë kur flas për ministri apo për veten njejës. Kjo është prej ministrive që është menaxhuar më mirë. Kështu që narrativi do të ketë ndryshime aty ku nuk ka rezultate nuk funksionon këtu”, deklaroi Aliu.

