Rihapet trafiku në urën e dëmtuar nga shpërthimi në Krime

Rihapet trafiku në urën e dëmtuar nga shpërthimi në Krime

Në pamje të shpërndara sot shiheshin automjetet e para që rinisnin trafikun në të gjitha korsitë e urës së Krimesë, të dëmtuar nga një shpërthim i rende katër muaj më parë.

Si pjesa automobilistike dhe ajo hekurudhore u dëmtuan pjesërisht nga një shpërthim për të cilin Moska fajëson Ukrainën, teksa Kievi ka mohuar pretendimet.

Njoftimi u bë në prag të një-vjetorit të nisjes së luftës barbare në Ukrainë.

“Të gjitha korsitë e urës së Krimesë janë hapur për trafikun 39 ditë para afatit,” tha zv. Kryeminsitri rus Marat Khusnullin, duke shtuar se ngjarja vjen në ditën e “Mbrojtësit të Atdheut” që festohet në Rusi.

Zyrtarët shtuan se punimet vijojnë për riparimin e një pjesë të hekurudhës në strukturën e njohur gjithashtu si “Ura e Kerç”, e cila lidh gadishullin e Krimese me Rusinë.

Struktura gjigante e inauguruar në 2018 nga presidenti rus Vladimir Putin, u dëmtua në shpërthimin e nëntorit me nje kamion bombë, ku mbetën të vrarë tre persona.

 

MARKETING