Rezultate të dobëta me Everton, trajneri i Brojës në “shënjestër”, mund të shkarkohet

Rezultate të dobëta me Everton, trajneri i Brojës në “shënjestër”, mund të shkarkohet

Everton nuk po kalon një sezon pozitiv , me skuadrën nga Liverpool që ka grumbulluar vetëm 17 pikë dhe është në vendin e 16-të. I pari që mund ta pësojë është trajneri Sean Dyche, i cili shihet nga drejtuesit e ri si një nga fajtorët për situatën aktuale.
Tekniku 53-vjeçar numëron 83 ndeshje në krye të kësaj skuadre, ndërsa mesatarisht ekipi ka marrë 1.23 pikë për çdo takim. Ndeshjet e ardhshme, më saktësisht ato ndaj Aston Villas dhe Tottenham, të programuara për në janar, do të jenë vendimtare për fatin e Sean Dyche.
Kujtojmë që te Everton luan edhe Armando Broja, me Dyche që i ka dhënë minuta të rëndësishme yllit kuqezi pas dëmtimit të rëndë që kaloi.

MARKETING