Reshat Ramadani përfshihet në listën e Dinamo Kievit për ndeshjen me Dnipron

Reshat Ramadani përfshihet në listën e Dinamo Kievit për ndeshjen me Dnipron

Mesfushori tetovar po ambientohet me shpejtësi te gjigandi ukrainas Dinamo Kiev. Pasi kompletoi transferimin nga Shkëndija te Dinamo më 1 mars, 19-të vjeçari pa u mbushur dy javë hyn në kombinim për lojë. Trajneri Mircea Lucescu të shtunën ka mbyllur seancën e fundit stërvitore para duelit të xhiros së 17-të në elitën e futbollit të Ukrainës dhe në listën e futbollistëve të grumbulluar figuron edhe emri i mesfushorit nga Tetova.

Pritet të shihet nëse kjo ndeshje derbi për kreun pjesën e epërme të renditjes do të sjellë dhe debutim për Ramadanin në Ukrainë, apo do të duhet edhe pak kohë përshtateje para se ta shohim tetovarin në fanallën e Dinamo Kievit.

Gjithsesi, Ramadani së fundmi ka marrë ftesë edhe nga seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, Dragi Kanatllarovski për ndeshjet kontrolluese që do të luhen në Antalia të Turqisë.

MARKETING