Remzifaik Selmani prezantohet te Bregallnica

Remzifaik Selmani prezantohet te Bregallnica

Sulmuesi tetovar Remzifaik Selmani vazhdon karrierën te Bregallnica e Shtipit. Sulmuesi me përvojë pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin nga Shtipi në gjysmësezonin pranveror ku i pret luftë për mbijetesës në elitë.

Remi te Bregallnica kalon pas ndarjes me Gostivarin, derisa paraprakisht doli kampion me Partizanin e Tiranës. Në Shqipëri shkoi pas ndarjes me Mezokovezh të Hungarisë, ndërsa në këtë shtet kishte luajtur edhe me Ujpeshtin. Llapi i Kosovës dhe Shkëndija e Tetovës janë dy klubet tjera ku është paraqitur 26 vjeçari që u rrit në shkollën e Renovës dhe ku u promovua si futbollist.

MARKETING