Reali vuan por në fund merr tre pikët në transfertë, vijon presioni ndaj Barçës

Reali vuan por në fund merr tre pikët në transfertë, vijon presioni ndaj Barçës

Real Madrid vuan në transfertë ndaj Osasunës megjithatë në fund ia del të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për garën e titullit duke fituar me shifrat 0-2. Goli i parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti erdhi nga Federiko Valverde i cili realizoi në minutën e 78-të.

Për 24-vjeçarin ishte goli i shtatë në La Liga duke u konfirmuar si një prej elementëve më të rëndësishëm të Los Blancos. Në fund pati kohë edhe për golin e Marco Asensio i cili vendosi në “kasafortë” suksesin. Pas këtij fitoreje, Real Madrid shkon në kuotën e 51 pikëve, pesë pikë larg Barcelonës kryesuese edhe pse duhet përmendur se për momentin kryeqytetasit kanë një ndeshje më shumë se katalanasit.

Nga ana tjetër, Osasuna mbetet në vendin e 10-të klasifikimit me 30 pikë, në një pozitë për momentin komode.

MARKETING