“Reali nuk ta lejon një gjë të tillë”, Ancelotti ka një thirrje për lojtarët

“Reali nuk ta lejon një gjë të tillë”, Ancelotti ka një thirrje për lojtarët

Reali i Madridit është gati të fitojë një tjetër trofe. Sezoni i fundit ishte i mrekullueshëm për “Los Blancos”. Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi Champions League, La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

Sezoni aktual filloi me suksesin në Superkupën e Europës, ndërkohë që të dielën Reali do të sfidojë Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës (SuperSport, 20:00).

A jemi të ngopur me suksese? Jo, nuk është e vërtetë. Lojtarët e mi fitojnë trofe prej vitit 2013. Ata nuk janë ngopur kurrë me triumfe, dhe kurrë nuk do të jenë të ngopur.

Ky klub nuk ta lejon ta kesh barkun plot”, u shpreh trajneri italian, i cili synon të fitojë trofeun e nëntë në stolin e Real Madrid

MARKETING