Rashica titullar në fitoren e Galatasarayt

Rashica titullar në fitoren e Galatasarayt

Galatasaray e fitoi ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Skuadra e madhe turke, Galatasaray, fitoi 3:2 përballë Umraniyesporit të mërkurën mbrëma. Milot Rashica ishte titullar, ndërsa u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Ermir Lenjani ishte në bankën rezervë te mysafirët, por nuk u inkuadrua fare.
Galatasaray lider ka 51 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura. Umraniyespori është i fundit me 14 pikë.

MARKETING