Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv

Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 1-1 në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Kosovën që gjeti golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte Eli Dasa, i cili shënoi autogol për 0-1, falë një depërtimi dhe harkimi të Milot Rashicës.

Në pjesën e dytë, Kosova filloi më furishëm, por vendasit më vonë u kthyen në lojë duke gjetur golin e barazimit.

Pas këtij goli te Kosova pati një pakujdesi dhe këtë e shfrytëzuan më së miri vendasit duke gjetur golin e barazimit 1-1 me anë të Dor Peretz (56’).

Pas golit të barazimit u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por raste më të mira pati Kosova.

Ishte minuta e 84-të kur Arbër Zeneli pati një rast të mirë pas asistimit të Vedat Muriqit, por dështoi t’i ndryshoj shifrat, ndërsa Rashica (90+) nga tri apo katër metra dërgoi topin mbi portë dhe ndeshja u mbyll 1-1

 

MARKETING