Rama nga Spanja: Lufta është fjalë shumë e madhe, para se të jetë tepër vonë, të ndërmerren masa për Serbinë

Rama nga Spanja: Lufta është fjalë shumë e madhe, para se të jetë tepër vonë, të ndërmerren masa për Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Samitin e tretë të komunitetit politik evropian në Granada të Spanjës ku ka thënë se është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, shkruan Reporteri.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se në veri tani rreziku potencial është rritur vit pas viti nga aktivitet kriminale në atë pjesë ku edhe jeton pakica serbe.

“Jam shumë i shqetësuar. Gjithmonë jemi të shqetësuar sepse është një situatë e rrezikshme. Tani është në pikën kur vit pas viti rreziku potencial është rritur, është shtuar. Aktivititet kriminale në atë pjesë ku pakica serbe jeton kryesisht tani janë plotësisht të përputhura me agjendën politike dhe me shumë nacionalizëm”, tha Kryeministri Rama.

Edi Rama tha se Shqipëria është në dakoordim të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi se është nevoja që Kosova të ec përpara dhe të jenë konstruktiv në dialog.

“Ne në të gjitha rrugët kemi qenë në dakoordim të plotë me BE-në dhe SHBA-në dhe kemi nevoje që autoritetet kosovare të hecin përpara dhe të jenë aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe ta shfrytëzojnë rastin dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin, por në të njejtën kohë vetëm fakti i thjeshtë se Serbia deklaroi ditë ndërkombëtare zie për të mbajtur zi për anëtaret e grupit paramilitar kriminal që e vrau policin, ishte mjaft për BE për të thënë që kjo nuk është e pranueshme dhe kjo është e dënueshme”.

Kryeministri shqiptar theksoi se para se të jetë tepër vonë, duhet të ndërmerren masa për Serbinë.

“Lufta është fjalë shumë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masat duhet të ndërmerren, dhe jemi duke percjellur situatën nga afër, dhe është me rëndesi që ka dëshire brenda NATO-s per ta forcuar misionin e KFOR-it në veri. Shpresojmë shumë që dialogu të vazhdoj ose rifilloj”, deklaroi para gazetarëve në Granada, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

MARKETING