Rama: Marrëveshja për Normalizim duhet të përfshihet në proceset e anëtarësimit të Kosovës e Serbisë në BE

Rama: Marrëveshja për Normalizim duhet të përfshihet në proceset e anëtarësimit të Kosovës e Serbisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë ai tha se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes por edhe zbatimi i saj.

“Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës.”, shkroi Rama në X.

MARKETING