Qyteti i madh gjerman e shpallë gjendjen katastrofale!
![Qyteti i madh gjerman e shpallë gjendjen katastrofale!](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/06/GPDmjaSWMAEjP-w.jpg)
“Katastrophenfall ausgerugen”, ky është njoftimi zyrtar i qytetit të Regensburgut në Gjermani. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vije si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.
Niveli i Danubit vazhdon të rritet dhe po e detyron qytetin të ndërmarrë këtë hap. Në orën shtatë, niveli në Urën e Hekurt në Regensburg ishte 5.80 metra.
Mijëra banorë janë këshilluar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Shiu i vazhdueshëm dhe situata e tensionuar e përmbytjeve vazhdojnë të ndikojnë në trafikun hekurudhor në Gjermaninë jugore.
Për shkak të dëmtimit të stuhisë, udhëtarët në Bavari dhe Baden-Württemberg gjithashtu duhet të presin anulime të trenave dhe vonesa në transportin në distanca të gjata të hënën./Indeksonline/
#Regensburg is also preparing for the coming #flood wave on the #Danube. #Hochwasser #unwetter. pic.twitter.com/IYPQ3zPnvt
— beernews (@beernews24) June 1, 2024