QMK: Janë regjistruar 12 zjarre gjatë ditës, vetëm një mbetet aktiv
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se nga ora 18:00 e së premtes janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në territorin e vendit. Prej tyre, vetëm një vazhdon të jetë aktiv, ndërsa 11 janë shuar.
Sipas QMK-së, zjarri aktiv ndodhet në Komunën e Koçanit, pranë fshatit Rajçani, në afërsi të kishës “Trinia e Shenjtë”, ku po digjet bimësi e ulët.
Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarret e regjistruara në Strumicë (afër fshatit Dobrejci), Kratovë (Zheleznicë), Novo Sellë (Bajkovë), Strugë (Dellogozhdë), Veles (pranë kishës “Shën Spas”), Tetovë (Falishë), Zhelinë (Trebosh), Vrapçisht, Kumanovë (Novo Sellë), Haraçinë (Grushinë) dhe në Komunën e Ilindenit, në zonën e Ajvatovski Pat.
Sipas autoriteteve, zjarret përfshinë bimësi të ulët, kashtë, deponi, mbeturina dhe breza pyjorë. QMK bën të ditur se të gjitha vatrat e shuar janë vënë nën kontroll dhe nuk paraqesin më rrezik.

