Qeveria refuzon kërkesën për dëmshpërblimin e qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet në Tetovë

Qeveria refuzon kërkesën për dëmshpërblimin e qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet në Tetovë

Komuna e Tetovës pohon se Qeveria e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për dëmshpërblim nga vërshimet në qytet në vitin 2022, duke vlerësuar hapin si hakmarrje politike.

Komuna e Tetovës pohon se Qeveria e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për dëmshpërblim nga vërshimet në qytet në vitin 2022, duke vlerësuar hapin si hakmarrje politike.

“Informojmë opinionin se Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare i formuar nga qeveria nuk e ka marrë aspak parasysh raportin e komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e vitit 2022, edhe përkundër faktit se qeveria e ka për obligim ligjor që të ndihmojë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ne konsiderojmë se ky vendim i qeverisë për të mos ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet ka prapavijë politike si rezultat i humbjes së dyfishtë që pësoi partia politike që është në pushtet.

 

Në anën tjetër e informojmë opinionin me faktin se gjatë kohës së vërshimeve në Tetovë, në vitin 2022 nuk ka funksionuar këshilli komunal dhe si rezultat i kësaj nuk ka qenë e mundur të formohet komision për vlerësimin e dëmeve, por edhe përkundër kësaj komuna me të gjitha mjetet që ka pasur në dispozicion u ka dalë në ndihmë banorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

MARKETING