Qeveria: Nafta pritet të lirohet për rreth 1,5 denarë për litër
Qeveria mori vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, me vlefshmëri deri më 4 maj. Me këtë vendim vazhdohet ulja e akcizës për dizelin prej 4 denarësh për litër, si dhe ulja e akcizës për benzinat prej 2 denarësh për litër. Kjo ndërhyrje ka efekt të drejtpërdrejtë fiskal dhe tregtar, i cili reflektohet në ulje të konsiderueshme të çmimeve me pakicë të karburanteve, duke zbutur presionin mbi shpenzimet e jetesës dhe duke amortizuar impulset inflacioniste. Sipas llogaritjeve tona, presim që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim me të cilin do të realizohet një ulje shtesë e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për rreth 1,5 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat”, njoftoi Qeveria.

