Qeveria: Ilaçi “Trikafta” duhet të arrijë brenda një muaji

Qeveria: Ilaçi “Trikafta” duhet të arrijë brenda një muaji

Qeveria ka njoftuar se procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të ilaçit “Trikafta” për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike kanë përfunduar në një afat të shkurtër.

“Dorëzimi i medikamentit “Trikafta” për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në një periudhë sa më të shpejtë, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnitorit, dhe i lidhur me specifikat e vetë mjekësia.

Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha procedurat që mundësojnë blerjen e menjëhershme të pandërprerë të ilaçit “Trikafta” për pacientët në gjendje kritike nga fibroza cistike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

MARKETING