Qatip Osmani merr drejtimin e kampionëve, Struga Trim Lum

Qatip Osmani emërohet trajneri i ri i Strugës. Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë zyrtarizuar 54-vjeçarin nga Tetova si timonierin e skuadrës.
MARKETING
Osmani, një trajner fitues dhe me shumë përvojë, u prezantua së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka.
Së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë në Superiore. Shkodranët i mori në pozita të vështira dhe i dërgoi në vendet e larta të renditjes.
Për t’u shkarkuar në mënyrë befasuese vetëm pak ditë përpara “Final 4”, format ku Vllaznia nuk përfitoi, duke u eliminuar në gjysmëfinale.
Osmani, i cili vitet më të bukura si trajner i ka kaluar te Shkëndija, riniset nga Struga, ekip me të cilin do të tentojë të shkojë sa më larg në Europë.
Dhe më pas do të ketë si objektiv fitimin e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, që do të ishte i treti radhazi për klubin shqiptar.