Putin sinjalizon përgjigje të mundshme të Rusisë ndaj furnizimit të Ukrainës me armë me rreze të gjatë

Putin sinjalizon përgjigje të mundshme të Rusisë ndaj furnizimit të Ukrainës me armë me rreze të gjatë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sa më shumë armë me rreze të gjatë që Perëndimi t’i japë Ukrainës, aq më shumë Rusisë do t’i duhet të largojë kërcënimin nga kufijtë e saj, raporton Anadolu.

“Sa më shumë sisteme perëndimore me rreze të gjatë t’i jepen Ukrainës, aq më shumë do të detyrohemi ta largojmë kërcënimin nga kufijtë tanë. Është e natyrshme”, tha Putin në Moskë, duke iu drejtuar Asamblesë Federale.

Ai shtoi se Rusia nuk lufton kundër popullit ukrainas, por kundër elitave që “u shërbejnë interesave” të vendeve të treta.

Putin gjithashtu vuri në dukje se Rusia nuk e ka filluar luftën, por ka përdorur forcën për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai kritikoi reformat në Perëndim në lidhje me jetën familjare, duke thënë: “Miliona njerëz në Perëndim e kuptojnë se po çohen drejt një katastrofe të vërtetë shpirtërore. Elitat, thënë sinqerisht, thjesht po çmenden dhe duket se kjo nuk është më e trajtueshme”.

Fjalimi presidencial në Asamblenë Federale është një nga ngjarjet kryesore politike në Rusi, gjatë së cilës udhëheqësi rus përshkruan gjendjen e punëve në vend, arritjet, dështimet dhe detyrat e tij.

MARKETING