Putin: Rusia rriti prodhimin e naftës me 2 për qind në vitin 2022

Putin: Rusia rriti prodhimin e naftës me 2 për qind në vitin 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se Rusia rriti prodhimin e saj të naftës me 2 për qind duke arritur në 535 milionë tonë në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin tha se prodhimi i gazit ra 11, 8 për qind, por për shkak të çmimeve të larta eksportuesit e mbyllën vitin me fitime.

“Të ardhurat buxhetore u rritën me 10 për qind vitin e kaluar në 27.8 trilionë rubla (404.7 miliardë dollarë). Por shpenzimet tona gjithashtu u rritën, me një ritëm më të shpejtë dhe tejkaluan 31 trilionë rubla (451.4 miliardë dollarë). Si rezultat, deficiti buxhetor arriti në 3.3 trilionë rubla (48.1 miliardë dollarë) ose 2,3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto”, tha Putin.

Inflacioni në Rusi, sipas presidentit rus, qëndroi në 11,9 për qind në fund të vitit 2022, më i ulët se parashikimet e Bankës Qendrore.

Ai udhëzoi zyrtarët që të monitorojnë nga afër deficitin buxhetor për të “ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike”.

Putin tha se industria ruse e mbrojtjes “rriti ritmin vitin e kaluar” dhe vazhdon të mbështesë sektorë të tjerë derisa rrit kapacitetin e saj.

MARKETING