Putin: Rusia nuk dorëzohet, duam siguri në vendin tonë

Putin: Rusia nuk dorëzohet, duam siguri në vendin tonë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij nuk do t’i dorëzohet askujt për luftën në Ukrainë.

MARKETING

Description of image

Në një fjalim drejtuar nënave dhe të vejave të ushtarëve rusë të vrarë ai tha se Rusisë i duhet një version i tillë paqeje që i përshtatët dhe do të sigurojë qetësi për një perspektivë të gjatë historike.

Kreu i Kremlinit theksoi se Rusia nuk do të pranojë të japë asgjë që i takon asaj.

“Ne nuk duam asgjë që i përket të tjerëve, por nuk do të japim asgjë që na takon neve. Ne kemi nevojë për opsionin që do të siguronte zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë në kushte paqeje dhe sigurie.”

I pyetur nga nëna e një ushtari të rënë nëse Rusia do të tërhiqej, Putin tha se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë. Rusia aktualisht kontrollon pak më pak se një të pestën e Ukrainës ose rreth 113,000 km katrorë.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur deri vonë se Kievi nuk do të pranojë dorëzimin e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia. Por retorika e tij ka filluar të ndryshojë pas përplasjes me presidentin amerikan Donald Trump dhe pasi SHBA i ndërpreu ndihmat Ukrainës.

Trump ndryshoi politikën perëndimore për luftën në Ukrainë, pasi hapi bisedimet dypalëshe me Moskën . Më parë Putin ka pranuar se është i hapur për çdo bisedim paqeje me Trump por pa bërë asnjë lëshim të madh territorial dhe ka përjashtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

MARKETING