Policia pyjore me aksione të përforcuara: Janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru dhe janë ngritur 140 kallëzime

Policia pyjore me aksione të përforcuara: Janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru dhe janë ngritur 140 kallëzime

Policia Pyjore ka zhvilluar aksione të përforcuara kundër prerjes së paligjshme të pyjeve në të gjithë vendin, me ç’rast gjatë muajit shtator dhe në fillim të tetorit janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme dhe janë paraqitur 140 kallëzime.

MARKETING

Shik.mk

Siç kumtoi MBPEU, janë sekuestruar përkohësisht 13 automjete transportuese dhe 17 automjete të udhëtarëve, nëntë traktorë, si dhe sharra motorike, rimorkio, sëpata dhe mjete të tjera të përdorura për prerjen e paligjshme dhe transportin e druve.

Aksionet zhvillohen paralelisht me kontrollet e rregullta të përditshme, me vëmendje të veçantë në zonat ku veprojnë më intensivisht grupet e organizuara të prerësve të paligjshëm të pyjeve.Kontrollet synojnë gjithashtu luftimin e furnizimit të paligjshëm me dru të popullsisë dhe të kapaciteteve prodhuese, veprimtari që shkakton dëme të konsiderueshme në fondin pyjor, bëjnë të ditur nga Ministria.

Policia pyjore me aksione të përforcuara: Janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru dhe janë ngritur 140 kallëzime

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, në të gjithë territorin e vendit. Mbrojtja e pyjeve është interes publik dhe përgjegjësi e jona institucionale. Policia Pyjore e ka mbështetjen e plotë të Ministrisë për të vepruar me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme kundër prerjes së paligjshme, transportit dhe tregtisë me dru, në kuadër të kompetencave të saj ligjore – thekson ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski.

Në prag të sezonit të ngrohjes, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u bën apel qytetarëve që të blejnë dru për ngrohje vetëm nga shitësit dhe depot e licencuara, pasi, siç theksojnë nga Ministria, blerja e druve nga burime të ligjshme kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe në mbrojtjen e pyjeve.

Njëkohësisht, qytetarët ftohen që të raportojnë rastet e dyshuara të prerjes së paligjshme, transportit dhe shitjes së druve pranë Policisë Pyjore dhe organeve të tjera kompetente. 

MARKETING