Pushtuesi izraelit vret një adoleshent palestinez pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor
Një pushtues izraelit qëlloi dhe vrau të premten një 17-vjeçar palestinez gjatë një sulmi pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas familjes së viktimës dhe një burimi mjekësor.
Një burim mjekësor në Spitalin Al-Mizan në Hebron (El-Halil) tha për Anadolu se Karim Sanad Shalaldeh ndërroi jetë nga një plagë plumbi e marrë gjatë sulmit në zonën Hamroush të Sa’ir, në veri të Hebronit.
Babai i tij, Sanad Shalaldeh, i tha Anadolus se rreth 50 pushtues izraelitë sulmuan shtëpinë e familjes dhe se njëri prej tyre qëlloi djalin e tij nga afër.
“Djali im po qëndronte para shtëpisë dhe nuk po bënte asgjë. Kur u kërkoi të largoheshin, njëri prej tyre e qëlloi në gjoks dhe e vrau në gjakftohtësi”, tha babai.
Ai tha se djali i tij u qëllua ndërsa po përpiqej t’i largonte pushtuesit izraelitë nga shtëpia, duke shtuar se edhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë në sulm.
Që nga tetori 2023, bastisjet e ushtrisë izraelite dhe sulmet e pushtuesve ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre janë intensifikuar në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

