Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

Është publikuar kalendari zyrtar i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut, i cili përfshin festat shtetërore që vlejnë për të gjithë qytetarët, si dhe ditët e pushimit për pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike në vend.

Sipas kalendarit, edhe gjatë vitit 2027 qytetarët do të kenë disa ditë pushimi me rastin e festave shtetërore, fetare dhe përvjetorëve të rëndësishëm kombëtarë.

Festat zyrtare dhe ditët jo pune për të gjithë qytetarët në vitin 2027 janë:

  • 1 janar (e premte) – Viti i Ri
  • 7 janar (e enjte) – Krishtlindjet ortodokse
  • 9 mars (e martë) – Fitër Bajrami, dita e parë
  • 1 maj (e shtunë) – Dita e Punës
  • 3 maj (e hënë) – Pashkët ortodokse, dita e dytë
  • 24 maj (e hënë) – Shën Kirili dhe Metodi
  • 2 gusht (e hënë) – Dita e Republikës – Ilindeni
  • 8 shtator (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë
  • 11 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore
  • 23 tetor (e shtunë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
  • 8 dhjetor (e mërkurë) – Shën Klimenti i Ohrit

Ditët jo pune për qytetarët e besimit ortodoks:

  • 6 janar (e mërkurë) – Buzmi, dita para Krishtlindjeve
  • 19 janar (e martë) – Uji i Bekuar
  • 30 prill (e premte) – E Premtja e Madhe
  • 18 qershor (e premte) – Dita e Shpirtit të Shenjtë
  • 28 gusht (e shtunë) – Fjetja e Hyjlindëses Mari (Shën Mëria e Madhe)
  • 1 nëntor (e hënë) – Dita e të Gjithë Shenjtorëve
  • 25 dhjetor (e shtunë) – Krishtlindjet, dita e parë

Ditët jo pune për qytetarët e besimit islam:

  • 16 maj (e diel) – Kurban Bajrami, dita e parë

Ditët jo pune për qytetarët e besimit katolik:

  • 29 mars (e hënë) – Pashkët, dita e dytë

Ditët jo pune për komunitetet etnike:

  • Komuniteti shqiptar: 22 nëntor (e hënë) – Dita e Alfabetit Shqip
  • Komuniteti serb: 27 janar (e mërkurë) – Shën Sava
  • Komuniteti rom: 8 prill (e enjte) – Dita Ndërkombëtare e Romëve
  • Komuniteti vllah: 23 maj (e diel) – Dita Kombëtare e Vllahëve

MARKETING