Publikohet draft-statuti i Asociacionit, që iu dorëzua Kurtit e Vuçiqit më 21 tetor
Objektivat kryesore në draft-statut raportohet të jenë, “Zbatimi i Marrëveshjes bazë të vitit 2013 e ratifikuar nga Kosova dhe e marrëveshjes së vitit 2015, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës, mbrojtje e dyfishtë”.
Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.
Drafti i plotë i statutit të Asociacionit, u publikua në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.
Objektivat kryesore në draft-statut raportohet të jenë, “Zbatimi i Marrëveshjes bazë të vitit 2013 e ratifikuar nga Kosova dhe e marrëveshjes së vitit 2015, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës, mbrojtje e dyfishtë”.
Ky draft-statut ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në të shkruar parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit.
Bazuar në këtë draft-statut, Asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshillëdhënës dhe zyrën për ankesa. Ndërsa, në konkluzionet e draft-statutit theksohet se “projekt statuti nuk e kalon ndonjë nga vijat e kuqe të Kosovës”.
Ky draft, i propozuar nga Bashkimi Evropian, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.