Publikohen emrat e pjesëmarrësve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Publikohen emrat e pjesëmarrësve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se deri në afatin e djeshëm në adresën e tyre nga partitë parlamentare kanë ardhur këto propozime për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshime kushtetuese.

Cvetanka Ivanova-LSDM

Arbër Ademi-BDI

Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët

Sonja Mirakovska-PRSD

Nano Ruzhin-PLD

Hrista Najdanov-RDM

Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve

Rametulla Kuqi-PDSH

Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve

Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve

Propozimet nga institucione: 

 Alleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane

Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme

Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.

Ky trup punues është formuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.

 

 

MARKETING