PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient

PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient

Paris Saint-Germain është mposhtur 3-1 në shtëpi nga Lorient në kuadër të javës së 33-të në Ligue 1.

Pas vetëm 15 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Le Fee, që u asistua prej Faivre.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq për PSG-në, Achraf Hakimi pranoi edhe kartonin e tij të dytë në minutën e 20-të, duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë.

Por, parisienët u këndellën shpejtë me golin e realizuar nga Kylian Mbappe (20’), për rezultatin 1-1.

Mirëpo, Lorient e riktheu epërsinë në minutën e 38-të me golin e Yongëa, derisa Favivre realizoi edhe asistimin e tij të dytë në ndeshje.
Në 45 minutat e dytë, PSG kërkoi me ngulm së paku barazimin, mirëpo nuk ia doli – për më shumë pësuan edhe golin e tretë.
Në minutën e 67-të, Danilo Pereira rrezikoi për kampionin në fuqi, por goditja e tij u bllokua.

Pas 73 minutash lojë, Fabian Ruiz kërkoi penallti, mirëpo gjyqtari bëri të ditur se nuk kishte kontakt në zonën e rreptësisë.

Lorient ia doli që të shmangte presionin e PSG-së, duke shënuar edhe golin e tretë, tani përmes Bamba Dieng (89′) për rezultatin 3-1.

Pas javës së 33-të, PSG vazhdon të jetë lider me 75 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Marseille, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballen me Troyes. /Telegrafi/

MARKETING