Prokuroria zbulon detaje shokuese nga vrasja e dyfishtë në Karposh, edhe një person i tretë ka qenë cak i vrasësit
Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme në Ruzvelltova të Karposhit, ku 40 vjeçari me mjet të mprehtë vrau nënën dhe gjyshen e tij.
“Gjatë kryerjes së dhunës familjare, në shtëpinë familjare në rrugën ‘Franklin Ruzvelt’, i dyshuari ka vrarë nënën e tij dhe gjyshen, duke ju shkaktuar më tepër plagë me thikë. Pasi i ka vrarë, mbrëmjen mes 10 dhe 11 janarit, ai ka fjetur. Mëngjesin e 11 janarit është siguruar se të dy gratë janë të vdekur, dhe më pas është nisur në shtëpinë e xhaxhait të tij me qëllimin për ta vrarë edhe atë. Xhaxhai nuk ka qenë aty dhe më pas i dyshuari është nisur për te mjekja amë ku i ka treguar se e ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij. Për shkak se ekziston rreziku i arratisjes dhe të përsëritjes së veprës, kësaj radhe xhaxhait të tij, Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake deri tek Gjykata Themelore Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit”, kanë thënë nga Prokuroria, raporton SHENJA.