Prokuroria: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve

Prokuroria: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën Zhelezara në Shkup, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta nga thika.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video inçizimeve.
Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes.

Trupin e mjekut të vrarë e ka gjetur djali i tij në veturë para fabrikës Zhelezara. Siç njoftoi më parë MPB-ja, bëhet fjalë për 67-vjeçarin A.T. nga Shkupi, i cili ishte mjek amë.

MARKETING