Prokuroria hap hetim kundër një personi nga Kumanova, është kapur me lëndë narkotike

Prokuroria hap hetim kundër një personi nga Kumanova, është kapur me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Gjatë kontrollit të kryer më 12 prill në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Josko Ilievski” në Kumanovë, është gjetur një lëndë narkotike – kokainë me peshë totale neto prej 6.8 gram. I dyshuari e ka blerë drogën e destinuar për rishitje të mëtejshme, e ka ripaketuar në nëntë pako më të vogla dhe e ka mbajtur në shtëpi së bashku me një peshore dixhitale.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Mirëpo, propozimi nuk u pranua dhe gjykata me vendim të dyshuarit i caktoi masë sigurimi – konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim për paraqitje një herë në javë te një zyrtar i caktuar”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING