Privohen nga liria gjashtë të mitur nga Shkupi, kanë kryer grabitje dhe tentim grabitje, vijon kallëzimi
Më 04.10.2026, rreth orës 22:00, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria gjashtë të mitur nga Shkupi. Ata dyshohen se, me kërcënim, me ç’rast njëri prej tyre ka përdorur edhe një send të mprehtë, një të mituri i kanë marrë të holla, ndërsa një të mitur tjetër janë përpjekur t’i marrin të holla.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Punë të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “grabitje” dhe “tentim grabitje”, sipas nenit 237 dhe nenit 237 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

