Princi saudit Bin Salman thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake në Gaza

Princi saudit Bin Salman thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake në Gaza

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tha të premten se ndjente “dhimbje” për përshkallëzimin e dhunës në Gaza, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në qytetet e rrethuara të enklavës, raporton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Duke folur në një samit përurues të liderëve të vendeve të Gjirit dhe Azisë Juglindore në kryeqytetin Riad, ai tha se shteti i Palestinës duhet të krijohet për të “arritur paqen e qëndrueshme” në Lindjen e Mesme.

“Ne theksojmë nevojën për të ndaluar operacionet ushtarake dhe për të krijuar kushte për të arritur një paqe të qëndrueshme që garanton krijimin e një shteti palestinez”, tha Bin Salman në fjalimin e tij.

Në Riad, krerët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) u mblodhën për samitin e tyre të parë të përbashkët që kur dy blloqet vendosën marrëdhënie në vitin 1990.

“Ndërsa jemi mbledhur, ndiejmë dhimbje kur shohim dhunën e përshkallëzuar që po përjeton Gaza sot, për të cilën civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin”, u tha Bin Salam udhëheqësve të ASEAN-it 10-anëtarësh, duke iu referuar dy javëve të sulmeve ajrore izraelite në Gaza që nga inkursioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

“Ne shprehim refuzimin tonë kategorik për shënjestrimin e civilëve në çfarëdo mënyre dhe nën çdo pretekst”, shtoi ai.

Për marrëdhëniet e Gjirit me vendet e ASEAN-it, Bin Salman tha: “Eksportet e vendeve të Gjirit drejt vendeve të ASEAN-it përbëjnë 9 për qind të totalit të eksporteve të tyre”.

MARKETING