Prevot: Belgjika mbetet aleat i besueshëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Prevot: Belgjika mbetet aleat i besueshëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Ministri belg i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Maxim Prevot, i cili qëndron për vizitë në Shkup, tha se Belgjika është një aleat të fortë dhe të besueshëm në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Prevot theksoi se Belgjika vazhdon të mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Jam i bindur fuqishëm se çështjet dypalëshe nuk duhet në asnjë moment të pengojnë procesin e zgjerimit. Do të vazhdoj të angazhohem për përparim në reforma dhe përputhje me kriteret e Kopenhagës”, tha Prevot.

Ministri belg vlerësoi, sipas tij, stabilitetin institucional të arritur në vend, theksoi rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe sundimit të ligjit, si dhe inkurajoi vazhdimin e reformave. Ai shtoi se Maqedonisë duhet t’i jepen garanci që nuk do të ketë bllokada të reja në rrugën drejt BE-së.

“Besoj se të gjitha vendet e BE-së duhet të gjejnë një mënyrë për të shprehur vullnetin që këto garanci do të jepen”, tha Prevot.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme në një botë multipolare dhe vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, duke përmendur edhe diasporën maqedonase në Belgjikë si faktor që i forcon ato.

MARKETING